FJALOR EKOLOGJIK / P
Panelet fotovoltaik
Panelet fotovoltaike, o modul fotovoltaik, jane nje tip paneli diellor me kapacitet gjenerimin e energjise elektrike kur i ekspozohet drites se Diellit. Ndryshon nga paneli diellor, qe perdor energjine diellore fillimisht per te prodhuar uje te ngrohte o ngrohje.
Aktualisht, teknologjia lejon konvertimin ne energji elektrike vetem te 10-12% te energjise diellore terhequr nga paneli fotovoltaike, kurse panelet diellore arrijne te perdorin energjine diellore me rendimente mbi 80%.
Nje aspekt tjeter i paneleve fotovoltaike eshte çmimi akoma teper i shtrenjte, per shkak te nje shperndarje te pamjaftueshme te sistemit fotovoltaik dhe mungesa e nje politke nxitese te perdorimit te energjive te rinovueshme e te pastra.
Panelet diellore
Paneli diellor eshte nje mekanizem qe lejon transformimin e rrezatimeve diellore ne energji termike (ngrohja shtepiake e uji i ngrohte) e/o elektrike.
Sistemi normalisht eshte ndertuar nga nje panel qe merr energjine diellore, nga nje shkembyes e nga nje serbator i perdorur per te magazinuar energjine e akumuluar.
Perdorimi i paneleve diellore ka si rrjedhoje te pare pozitive kursimin e energjise.
Jane te shumta dobishmerite e tij, mes te cilave asnje çlirim te CO2, asnje çlirim te pm10, zvogelim i shkaterrimeve ambientale si pasoje e transportit te hidrokarbureve (naftes).
PE (polietileni o politileni)
PE u zbulua ne 1935, permes polimerizimit te etilenit. Nepermjet procesit te polimerizimit mund te perfitohet: LDPE (PE me dendesi te ulet) per prodhimin e filmave, shtepiakeve, lodrave, tubacioneve; LLDPE (PE linear me dendesi te ulet) per prodhimin e filmave; HDPE (PE me dendesi te larte) per prodhimin e kutive e arkave industriale, flakone, kontenitor per lengjet, serbatore per karburante, tubacione per transportin e gazit e te ujit me presion.
PET (polietilentereftalat)
PET fitohet nga kondensimi i acidit tereftalik me glikoletilenin. Perdoret per prodhimin e kontenitoreve per lengje (shishe per pije, flakona per detersive e shampo), mbajtes per pelikula fotografike, tapete, qese multishtresa per ushqime te paragatuara, shirita per audio e videokaseta.
Perkolat
Perkolati eshte nje leng i prodhuar nga pikat e grumbullimit.
Formohet me nje infiltrim te ujit ne masat e mbeturinave bashke me dekompozimin e po ketyre mbeturinave. Zoteron nje tenor te larte ndotesish organik e inorganik, qe rrjedhin nga procese biologjike e fiziokimike qe zhvillohen brenda nje pike grumbullimi. Perkolati permban ndotes shume te rrezikshem, per shembull metale te renda. Karakteristika thelbesore te tij jane ngjyra brune dhe eshte veshtullor (ngjites). Ne pergjithesi ka nje ere te pakendshme dhe eshte mjaftueshme nje sasi e vogel per te mbushur ambientin me eren e tij.
Sipas normativave ne fuqi, duhet te trajtohet ne menyra sa me te sakta ne vendet e pikave te grumbullimit ose te drejtohet ne impiantet e trajtimit te ujerave te zeza.
Permakultura
Permakultura eshte nje metode projektimi te sistemeve prodhuese (ne agrikultur) me nje ndikim ambiental te mbeshtetur, duke imituar ekosistemet natyrore. Bazat e permakultures jane perkujdesja e tokes, ndarja e pasurive e kujdesi i njeriut.
Pika e grumbullimit te mbeturinave
Pika e grumbullimit te mbeturinave eshte nje vend ku depozitohen, ne menyre te padiferencuar, mbeturinat solide urbane e te gjitha mbeturinat qe rrjedhin nga akivitetet njerezore.
Si funksionon nje pike grumbullimi
Platforma ekologjike
Platforma ekologjike, ose ekoqendra, ose ishulli ekologjik, eshte nje vend ne te cilin mund te dorezohen mbeturinat solide urbane e mbeturinat speciale, si per shembull bateri te harxhuara, barna mjekesore te skaduara, bojera e holluese, elektroshtepiake, etj, nga qytetaret e nga ndermarrje te autorizuara. Per te ditur se ku gjendet ishulli ekologjik me i afert, eshte e mjaftueshme te telefonosh ne komunen ku jeni rezident dhe te merrni te gjitha informacionet e duhura (orarin e hapjes, sasine e mbeturinave qe pranohet, etj).
Ishulli ekologjik eshte nje unaze e rendesishme e ciklit te mbeturinave, qe lejon te lehtesoje pikat e grumbullimit te mbeturinave e ne te njejten kohe te nise te rekuperoj shume tipologji te mbeturinave.
Platforma rekuperimi
Nje impiant i trajtimit te mbeturinave eshte zakonisht nje platforme e pershtatshme per te nxene mbeturinat e ardhura nga grumbullimi i diferencuar e per ti seleksionuar, mbi baze te tipologjise, per ti nisur me pas drejt fazes se riciklimit.
Plumbi
Plumbi (simboli kimik Pb) eshte nje metal toksik i dendur dhe i petezueshem.
Perdoret ne industri, per shembull per prodhimin e baterive te automjeteve, eshte ekstrimisht i demshem per shendetin njerezore, nese hidhet ne ambient, provokon deme shume te renda ne ekosistem.
Plastika
Plastika eshte nje substance organike qe fitohet fillimisht nga perpunimi i karburantit. Prodhimi i plastikes thith rreth 4% te prodhimit boteror te naftes.
Procesi i trajtimit te naftes per te fituar derivate plastike quhet cracking (ndarje e zinxhirave te gjate te molekulave te hidrokarbureve te naftes), i ndjekur nga polimerizimi, permes se cilit ribashkohen monomeret te fituara permes cracking dhe perfitohen polimeret me strukture e karakteristika te ndryshme ne baze te perdorimit per te cilin jane te destinuara.
Plastika ka karakteristika rezistence e lakueshmeri te dukshme, e per kete ka arritur praktikisht nivele aplikimi ne cdo fushe. Biodegradimi skarso i saj (nga 500 deri ne 1000 vjet) e ben nje armik te ambientit, nese nuk vehet ne vije nje riciklim korrekt nepermjet grumbullimit te diferencuar dhe trajtimit prane impianteve te seleksionimit.
Polimerizimi
Polimerizimi konsiston ne ribashkimin e monomereve te fituara nga procesi i cracking, duke perfituar keshtu polimeret, secili me veti e karakteristika te ndryshme sipas drejtimit per perdorim te tyre. Pasi perfitimit te tyre, polimeret shkrihen (brenda nje forme) ose perjashtohen (shtyhen brenda nje kallepi te percaktuar), duke krijuar keshtu produktin final.
PP (polipropileni)
PP perfitohet nga polimerizimi i propilenit. Perdoret per prodhimin e komponenteve per automjete, tubacione, mobilime, shtepiake, film per amballazhime, tuba termohidraulik per impiante ngrohje.
PM10
PM10 eshte partikolati, dmth grimcat ndotese pezull ne ajer, i formuar nga grimca me te vogla se 10 µm, dhe eshte nje pluhur inhalator (qe thithet) ne gjendje te penetroje ne kanalin superior frymemarres (hunde e laringe).
Shume normativa i referohen PM10 (mes te tjerash direktivat europiane 1999/30/EC e 96/62/EC); por, ky parameter po tregohet undefinedi pergjithshemundefined, pasi jane PM2,5 e PM1 qe kane efektet negative me te medhaja mbi shendetin tone.
Protokolli Kyoto
Protokolli i Kyoto-se eshte nje traktat internacional qe i perkon ambientit, nenshkruar ne Japoni ne 11 dhjetor 1997 nga 84 shtete dhe ratifikuar nga 146 shtete.
Hyri ne fuqi ne 16 shkurt 2005. Traktati tregon detyrimin per shtetet e industrializuara te sipermarrin nje politike zhvillimi qe parashikon reduktimin e clirimit te agjenteve ndotes ne atmosfere ne nje perqindje jo me te vogel se 5,2% ne krahasim me clirimin e ndotesve te regjistruar ne 1990 (viti baze), periudha 2008-2012.
PVC (polivinilklorur)
PVC perfitohet nga polimerizimi i klorurit vinil. Industrialisht i prodhuar qe nga 1930, PVC, fale shumeanshmerise se tij, rezistences gjate konsumimit, agjenteve kimike e atmosferike dhe zjarrit, perdoret ne aplikacione nga me te ndryshmet ne sektorin e ndertimit dhe te materialeve te ndertimit (tuba, profilet per dritaret), amballazhimin ushqimor e farmaceutik (kuti per ushqimet, blister, etj), kavo, transporte, sport e kohe te lire, mobilimet, veshjet, shtepiake e produkte mjekesore (qese per plazma gjaku, tenda oksigjeni, etj).
Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, dergo nje mail me termin e ri e me pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojme per te gjithe.