top of page

VEND GRUMBULLIM I MBETURINAVE

Si funsionon nje pike grumbullimi

Nje pike grumbullimi eshte nje vend ku depozitohen ne menyre te padiferencuar mbeturinat solide urbane e te gjitha mbeturinat me prejardhje nga aktivitetet e njeriut.

Parashikohen tre menyra te ndryshme per tipollogjite e pikave te grumbullimit: 

  • Pika Grumbullimi per mbeturina inerte  

  • Pika Grumbullimi per mbeturina jo te rrezikshme (Mbeturinat Solide Urbane) 

  • Pika Grumbullimi per mbeturina te rrezikshme (hiri dhe mbetjet e furrave te djegies)

Perdorimi i pikave te grumbullimi per mbeturina te padiferencuara duhet te evitohet.

Bashkimi Europian ka vendosur me direktiven 99/31/CE, qe ne nje pike grumbullimi duhet te kalojne vetem materialet me permbajtje te ulet karboni organik e materiale te pariciklueshem: duke i dhene prioritet riciklimit (rekuperimit), direktiva parashikon  kompostimin e riciklimin si strategji kryesore per asgjesimin e mbeturinave.   

 

Koha e degradimit ne nje pike grumbullimi

Mbetje te shume mbeturinave, mbi te gjitha MSU organike, jane aktive per me teper se 30 vjet, dhe nepermjet proçeseve natyrale te dekompozimit anaerobik, prodhojne shume ujera te zeza (perkolat) teper ndotes per terrenin dhe shtresat ujore.  

Pasi koha e degradimit e shume materialeve te padiferencuara, zakonisht te nderfutura ne pikat e grumbullimit (si per shembull plastika apo mbeturina te rrezikshme) eshte shume e gjate, shenja te ketyre substancave mund te jene prezente deri ne 1000 vjet pas mbylljes se asaj pike grumbullimi: kjo eshte arsyeja se pse eshte e rendesishme diferencimi i mbeturinave. 

Fatkeqesisht Shqiperia eshte akoma larg ketij procesi te diferencimit te mbeturinave, sepse nderkohe po perball problemin e mbledhjes se tyre ne menyre korrekte.

 

Emetime ndotese

Po te nisemi nga kendveshtrimi i çlirimit ne atmosfere te gazrave pergjegjes per ndryshimin klimatik, pikat e grumbullimit rezultojne te demshme nese mbeturinat nuk jane diferencuar me pare (sic ndodh aktualisht). 

Shkencerisht eshte vertetuar se mbeturinat ne pikat e grumbullimit shkaktojne nje emetim me permbajtje te larte CH4 e CO2, 2 gazra sere shume aktiv; pra nje pike grumbullimi moderne duhet te siguroj pranine e nje sistemi qe mund te kapin gazrat para se keto te çlirohen ne atmosfere (ne menyre te veçante metani, qe mund te perdoret ne vend qe te çlirohet ne atmosfere).

Emetimi i gazrave mund te zvogelohet ose eleminohet nepermjet disa teknikave ndertimtare e specifike dhe me paratrajtimin e mbeturinave: ne menyre te veçante grumbullimi i diferencuar i fraksionit te njome e te gjithe te tjerave qe jane te riciklueshem. 

 

Struktura e administrimi

Nje pike grumbullimi moderne duhet te realizohet sipas nje strukture e barriere ekologjike ne menyre qe te izoloj mbeturinat nga vendi e te jete ne gjendje te ripedori biogazrat e prodhuara si lende djegese per te gjeneruar energji.  

Nese pika e grumbullimit eshte ndertuar korrektesisht, mbeturinat duhet te rrine nen kontroll per te pakten 30 vjet pas mbylljes se saj. Nderkohe terreni mund te perdoret per qellime te tjera (zakonisht terreni siperfaqesor perdoret per mbjelle). 

Edhe administrimi i nje pike grumbullimi eshte shume e rendesishme. Cdo pike grumbullimi projektohet per te pranuar tipe te caktuara mbeturinash (inerte,  te rrezikshme e jo te rrezikshme) dhe nje volume te caktuar mbeturinash. 

Nje pike grumbullimi e drejtuar mire nuk prodhon shume ndotje edhe pse mund te kete te papritura.

bottom of page