GRUMBULLIMI I DIFERENCUAR
Grumbullimi i diferencuar eshte menyra me e mire per te ruajtur e mirembajtur burimet natyrore, ne avantazh te gjeneratave te se ardhmes: riperdorimi i mbeturinave, nga letra te plastika, kontribuon ne ruajtjen e nje ambienti me te pasur "natyralisht".
Cdo veprim i yne, edhe me i thjeshti, si per shembull leximi i gazetes o pirja e kafes se mengjesit, shoqerohet me miliona faqe qe stampohen apo me koston e transportit te kafese.
Me pak fjale, mijra peme te prera, mijra litra nafte te konsumuara, miliona kg CO2 te çliruara ne atmosfere: te gjitha keto mund te evitohen me grumbullimin e diferencuar.
Disa shembuj:
- Secili prej nesh prodhon rreth 30 kg plastike ne vit: nese kjo plastike do te riciklohet komplet, ne 100.000 banor do te kurseheshin 10.000 tonelata nafte e karbon.
- per te prodhuar 1 kg alumin, nevojiten 15 kwh energji elektrike; per te prodhuar nje kg alumin te ricikluar, mjaftojne vetem 0,8 kwh.
- per te prodhuar nje tonelate leter te pare nevojiten 15 peme, 440.000 litra uje e 7.600 kwh energji elektrike: kurse per te prodhuar nje tonelate leter te ricikluar mjaftojne 1.800 litra uje e 2.700 kwh energji elektrike.
- nese nuk diferencohen, edhe ilacet e skaduara ne pikat e grumbullimit mund te clirojne lende toksike e te ndotin: per me teper dhe prezenca e antibiotikeve tek mbeturinat mund te favorizoj krijimin e llojeve bakteriale rezistente ndaj ketyre antibiotikeve.
- riciklimi i qelqit ben te mundur kursimin e qindra mijra tonelata nafte ne vit.
- nga 100 kg vaj te perdorur mund te perfitohen 68 g vaj te ri: vetem 1 kg vaj i perdorur i hedhur ne ambient ndot 1.000 metra kub uje.
Tani provoni te imagjinoni sa ndryshe do te ishte gjendja nese zhvillohet sistemi i grumbullimit te diferencuar!