top of page

ENERGJI E PASTER: RESPEKT PER NATYREN

Natyra na dhuron burime te perhershme e te pashtershem si dielli, era, uji, etj. Perdorimi i ketyre burimeve per prodhimin e energjise elektrike, ndihmon ne mbrojtjen e ekosistemit tone nga ndotja. Energjia e perfituar nga shfrytezimi i ketyre burimeve quhet ndryshe energji e paster.
Ne vitet e fundit eshte rritur numri i vendeve qe perdorin energjine e paster. Me poshte po shenojme disa prej energjive te pastra qe kane perdorim te gjere ne te gjithe boten. Per me shume informacion klikoni ne argumentin e preferuar.

Ndotja ekziston ne nivel lokal e global. Deri pak kohe me pare mendohej qe vetem ndotja lokale perbente nje problem: per shembull, djegia e karbonit prodhon emetime qe ne perqendrime te caktuara rezultojne te rrezikshme per shendetin tone. 

Praktikisht mendohej se nese ndotesit do te "holloheshin" ne atmosfere nuk do te shkaktonte probleme te njeriu, pa konsideruar kapacitetin e larte te "spostimit" nepermjet rrymave te ajrit (kjo fale peshes se lehte te grimcave ndotese) por, mbi te gjitha, sasia e madhe e prodhuar ne nivel planetar nga aktivitetet tona. 

Ndersa ne dhjetevjeçaret e fundit jemi pergjegjesuar qe tipe te ndryshme ndotjesh perbejne nje problem te rende global.

Keshtu qe, mund te quajme ndotjen atmosferike si prezencen ne atmosfere te substancave  te demshme qe shkaktojne nje efekt negativ mbi njeriun, mbi kafshet e bimesine.
Zakonisht ndotesit i ndajme ne 2 grupe: ato me origjine antropike (prodhuar nga aktivitetet njerezore), e ato natyrale.

Eshte vertetuar qe ndotesit e prodhuar nga aktivitetet industriale, militare e civile luajne nje rol te planit te pare ne shume patollogji te renda: tumori, shqetesime te sistemit imunitar, alergji, azma, etj...

Perse atehere te pranohet nje sistem zhvillimi qe, perball fitimeve, ne ndrim kerkon nje çmim shume te larte ne lidhje me demet qe i shkakton shendetit?
Eshte llogaritur qe demet e shendetit te prodhuara nga ndotja variojne nga 2 e 3 % te prodhimit te pergjithshem te vendit. 

Nuk do te ishte me mire te investojme kete shifer te madhe ne teknologjite e pastra? 

 

 

ENERGJIA DIELLORE

 

ENERGJIA EOLIKE

ENERGJIA GJEOTERMIKE

ZHVILLIMI ME MBESHTETJE

bottom of page