Mbeturinat: si jane te ndertuara mbeturinat tona

Mbeturinat jane te gjitha ato substanca e objekte qe skartohen nga njeriu menjehere pas perdorimit te tyre. Tashme jane nje problem nga cilado ane te hedhim syte. Edhe pse viteve te fundit jane ndermarre nje ser iniciativash per te perballuar kete problem, duket qarte se asgje nuk ka ndryshuar. Ky problem ne vend te zgjidhej, po behet me teper alarmant.

Vertet. Nese krahasojme mbeturinat e gati 20 vjet me pare, sot prodhojme shume here me teper. E drejte, tenori i jeteses ka ndryshuar (vite me pare nuk kishim te njejtat objekte qe sot kemi neper shtepi apo mund te gjejme shume lehte ne dyqane).  Ajo qe ka ndryshuar, dhe nuk duhet nenvleresuar absolutisht, eshte rritja e ndotjes nga mbeturinat. Produktet gjeresisht te perhapura (kompjuter, telefon celular, televizor, elektroshtepiake te ndryshem) sigurisht kane permiresuar jetesen tone, por nga ana tjeter kane dhene kontributin e tyre per te permbushur kazanet e plehrave, rruget, e ne menyre te veçante per ndotjen atmosferike pasi jane mbeturina te rrezikshme. Pra, çdo gje qe kemi (nga kepucet tek telefoni) e çdo objekt qe prodhojme do te kthehet ne mbeturine ose do te prodhoje mbeturina.  

Legjislacioni europian sakteson ne menyre te qarte çdo tipollogji mbeturinash, duke i ndare fillimisht ne 2 kategori : mbeturinat speciale e industriale dhe mbeturinat urbane.  

Eshte shume e rendesishme, pra, te njohim se si jane te ndertuar objektet qe perdorim, per te patur mundesine ti dergojme ne menyre te sakte drejt asgjesimit, per te evituar qe ti gjejme ne formen e nanogrimcave te lira ne atmosfere pas djegies se tyre.


KOHA E DEKOMPOZIMIT TE MBETURINAVE NE NATYRE

Perpjekjet per te ruajtur ambientin dhe planetin tone nga ndotja e mbeturinave do te jene te kota nese ne do te vazhdojme te hedhim mbeturinat ne toke apo uje. Natyres i duhet nje kohe shume e gjate per ti eliminuar keto mbeturina, me ane te proçesit te dekompozimit. Njihuni me kohen qe i duhet zhvillimit te proçesit te dekompozimit te mbeturinave te hedhura ne natyre.

NA TELEFONOMI

+39 348.6723.661

NA SHKRUANI NJE EMAIL
REZERVONI NJE TAKIM

Mon - Fri: 7am - 10pm

NE KEMI MBI 20 VJET PERVOJE
MEG ALBANIA
ZYREN TONE
  • Twitter Social Icon

Meg Albania 2020  |  Credits:  Meg Srl Verona Italia  |  Educambiente.Tv