KESHILLA EKOLOGJIKE NE LEVIZJE
10 KESHILLA TE ARTA PER TE KURSYER LENDEN DJEGESE TE MAKINES
1- Mirembajtja dhe kontrolli i rregullt i vajit te makines! Makinat qe I nenshtrohen kontrollit dhe mirembajtjes se rregullt mund te funksionojne ne menyre me efikase dhe sigurisht ndihmojne ne reduktimin e çlirimit te CO2.
2- Kontrollo presionin e gomave te pakten nje here ne muaj! Kontrollo qe gomat e makines te mos jene shfryre, pasi keshtu konsumimi i karburantit mund te rritet deri ne 4%.
3- Mos ngarko bagazhin apo sediljet e makines! Sa me shume te ngarkohet bagazhi apo dhe sediljet e makines, aq me shumedo te rendohet makina, ndaj edhe motorri do te punoj me nje force me te madheqe do te sjelle si rrjedhoje me i madh do te jete konsumi i karburantit.
4- Mbylli dritaret, sidomos kur je me shpejtesi, dhe hiqe portabagazhin e siperm nese nuk po e perdorni duke evituar keshtu çdo lloj aksesori qe mund te penalizojne aerodinamiken e makines. Ne kete menyre, duke reduktuar reziztencen e ajrit, konsumi i karburantit dhe çlirimi i CO2 mund te reduktohen deri ne 10%.
5- Perdorimi i kondicionerit te behet vetem nese i nevojshem dhe ne menyre korrekte! Menyra me korrekte e perdorimit te kondicionerit eshte duke mbajtur dyer dhe dritare te mbyllura gjate venies ne pune te tij. Keqperdorimi i kondicionerit mund te rrise 5% konsumin e karburantit dhe çlirimin e Co2.
6- Evito nxehjen e motorrit kur makina eshte e ndalur! Nese makina eshte e ndaluar prej me shume se 1 minute me mire fikeni, per te evituar nxehjen e kote te motorrit. Motoria e makinave moderne bejne te mundur perdorimin e makines menjehere pas ndezjes se saj, duke ndihmuar ne kete menyre ne reduktimin e konsumit te karburantit.
7- Ruaj nje shpejtesi te moderuar ne autostrade! Ne shpejtesi shume te larta, motorri perdor me shume karburant e si rrjedhoje çlirohet me shume CO2.
8- Vendos marshin me te larte sapo te jete e nevojshme! Marshet e larta lejojne konsumin me te ulet te karburantit.
9- Kini vemendjen kur jeni ne trafik! Duke qene i perqendruar ne trafikun qe ndodhet perpara jush mund te evitoni ndalesen dhe rinisjen e makines, e cila kerkon nje konsum te larte tekarburantit.
10- Konsideroni edhe mundesine per te marre pasagjere ne makinen tuaj, si koleget apo miqte.Ne kete menyre do te jepni kontributin tuaj per reduktimin e trafikut dhe te konsumit te karburantit.