top of page

FJALOR EKOLOGJIK  /  I

A B C D E F G I K L M N O P R S T U V W

Impiant fotovoltaik
Nje impiant fotovoltaik eshte nje impiant industrial qe shfrytezon energjine diellore per te prodhuar energji elektrike.
Komponentet kryesor te tij te lidhura me rrjetin elektrik jane:
1 - Fusha fotovoltaike, e cila lejon magazinimin e energjise nepermjet moduleve fotovoltaike;
2 - Inverter, qe lejon stabilizimin e energjise se grumbulluar dhe e konverton ne korrent alternativ gati per te kaluar ne rrjet;
Ky lloj impianti, po luan nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen ambientale.

 

Impiant per trajtimin e mbeturinave
Nje impiant per trajtimin e mbeturinave zakonisht eshte nje platforme e ndertuar per te pranuar mbeturinat qe vijne nga grumbullimi i diferencuar dhe me pas per ti seleksionuar,  sipas tipologjise, per ti nisur me pas drejt fazes se riciklimit.

 

IPCC
IPCC, drejtuar nga indiani Rajendra Pachauri, eshte nje komision Onu ku bejne pjese rreth 3.000 shkencetar, mes se cileve studiues te oqeaneve, te akujve, te atmosferes, ekonomist; ky komision eshte konsideruar si autoriteti me i larte shkencor mbi efektin-sere dhe ndikimin e tij ne ambient. 

 

Ishulli  Ekologjik
Ishulli ekologjik, ose ekoqendra, eshte nje vend ne te cilin mund te dergohen mbeturinat solide urbane e mbeturinat speciale, si per shembull baterite e harxhuara, barnat mjekesore, bojera e hollues, elektroshtepiak etj, nga qytetaret dhe shoqerite e autorizuara. Eshte nje unaz e rendesishme e ciklit te mbeturinave, qe lehteson pikat e grumbullimit e ne te njejten kohe nis drejt rekuperimit tipologji te ndryshme te mbeturinave.

 

Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne keto faqe, dergo nje mail, me termin e ri e pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojme per te gjithe.

bottom of page