top of page

FJALOR EKOLOGJIK  /  B

A B C D E F G I K L M N O P R S T U V W

Bateria
Bateria ne thelb eshte nje i energjise kimike te konvertueshme ne energji elektrike. Bateria shperndan kontenitor energjine qe mban brenda saj deri ne shterim permes nje lidhje me nje qark elektrik.
Behet fjale per nje mbeturine shume te rrezikshme, pasi permban substanca shume ndotese (per shembull, plumbi), qe duhet te zbraset saktesisht ne ekoqendrat komunale ose ne kontenitoret (kazanet e plehrave) e duhur, te rruges.

 

Bateri e riciklueshme
Bateria e riciklueshme eshte nje bateri qe mund te rimbushet teresisht, pasi eshte harxhuar karikimi origjinal, nepermjet lidhjes me rrjetin elektrik. Ne treg jane te pranishme tipe te ndryshme, sipas perberjes kimike e kapacitetit.
Sigurisht, ne krahasim me baterite prej "njeperdorimi", kane avantazhin te zgjasin me gjate. Keshtu japin kontributin e tyre ne kufizimin e prodhimit te mbeturinave.

 

Biologjike
Ne pergjithesi, me biologjike, nenkuptojme, nje produkt qe fitohet me praktika te agrikultures biologjike. Kjo metode parashikon eleminimin e perdorimit te produkteve kimike (pesticide) ne çdo faze te punimit, ne favor te praktikave natyrale e te mbeshtetshme, kunder paraziteve te bimeve e frutave.

 

Biodegradim
Biodegradim, eshte karakteristika qe ka nje substance e caktuar apo material per tu dekompozuar ose per tu asimiluar nga mikroorganizmat qe gjenden ne terren natyralisht, per tu rivendosur ne nje moment tjeter ne ciklin natyral. Ndryshe nga "mbeturinat" e prodhuara nga natyra (gjethe, skelete bimore, etj), mbeturinat e prodhuara nga aktivitetet e njeriut kane nje kohe biodegradimi me te gjate e me nje impakt ambiental shume te rende

Bioarkitektura
Bioarkitektura eshte nje filozofi ndertimtare qe preferon nje planifikim ekologjik, te perkrahur nga ambienti ku deshirohet te realizohet nje ndertese. Pra supozohet qe ndertimi te kete nje ndikim sa me te ulet ambiental dhe e realizuar me materiale me origjine natyrore, qe favorizojne shendetin e njeriut dhe respektojne ambientin rrethues.

Bio diesel
Biodiesel eshte nje karburant qe perfitohet nga burime riperteritese sic jane vajrat vegjetale dhe dhjami i kafsheve, shume i ngjashem me gasolion derivat i naftes.
Biodiesel, ne krahasim me gasolion, nuk eshte lende eksplozive, me nje flash point deri ne 150°C per biodieselin ne krahasim me 64 °C te gasolios. Ndryshe nga gasolio, eshte biodegraduese dhe jo toksik, dhe redukton deri ne 50% emetimin e oksidit te karbonit e rreth 80% ato te anhidritit te karbonit.

Biogas
Biogas eshte nje perzierje e disa tipeve te ndryshme gazrash te prodhuar nga fermentimi i baktereve, ne mungese te oksigjenit, te mbetjeve organike qe gjenden ne mbeturinat vegjetale ne dekompozim (dmth mbeturinat tona). Ky proces bazohet ne dekompozimin e materialit organik fale disa tipe bakteresh, duke prodhuar anhidrid karboni, hidrogjen molekular e metan qe mund te perdoret per ngrohjen e kaldajave.
Biomasa
Me biomase nenkupthen te gjitha ato materiale me origjine naturore o vegjetale, jo fosile, qe  zoterojne veti te mira djegieje. Hyjne ne kete kategori druri, biogasi, ,biodieseli.

Bioplastika
Bioplastika eshte nje tip plastike biodegraduese pasi prodhohet nga lende te para vegjetale jo ndotese.
Koha e dekompozimit  varion ne disa muaj, ndryshe nga lendet plastike te zakonshme (perfituar nga nafta) qe u duhen rreth 500 muaj. Aktualisht ne treg, plastikat bio, jane te perbera nga amide dhe derivate te tyre, te cilat pervecse jane organike me avantazhin e biodegradimit, nuk ndotin terrenin mbi te cilin depozitohen.

Biosfera e biota
Biota eshte gjithesia e kafsheve e te bimeve, qe per karakterin e tyre unik, karakterizojne nje zone o rajon te caktuar. Duke konsideruar Token nje zone te vetme, biota e saj, e thene ndryshe biosfera,  eshte nje gjithesi zonash te planetit ku zhvillohen ne harmoni jeta  vegjetale e shtazore.

Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, na dergo nje mail, me termin e ri dhe pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojem per te gjithe.

bottom of page