top of page

FJALOR EKOLOGJIK  /  A

A B C D E F G I K L M N O P R S T U V W

Administrimi i mbeturinave
Administrimi i mbeturinave eshte teresia e aksioneve dhe politikave te realizuara per administrimin dhe drejtimin e te tere ciklit te grumbullimit/prodhimit te mbeturinave: riperdorimi, grumbullimi, trasporti e stokimi, trajtimi. Strategjia e adoptuar me sukses nga vende te shumta perball problemin e mbeturinave duke percaktuar keto prioritete, parandalimin (dmth reduktimin e mbeturinave), riperdorimin, riciklimin, asgjesimin ne pikat e grumbullimit o ne furrat e djegies. Parandalimi, dmth informimi e edukimi ambiental konfirmohen ne nivel te pare te kujdesit ne politikat e drejtimit korrekt te mbeturinave.

 

Agjenda 21
Agjenda 21 eshte programi i Sheteve te Bashkuara i dedikuar zhvillimit me mbeshtetje: konsiston ne planifikimin e aksioneve per te promuovuar (nxitur), globalisht e lokalisht, nga qeverite e administrata te cdo vendi, ku aktivitetet njerezore kane nje ndikim mbi ambientin. Agjenda 21 eshte nenshkruar nga 180 vende. Eshte quajtur Agjenda 21 sepse cileson "gjerat per te bere" per shekullin 21: objektiva e strategji  ne favor te zhvillimit me mbeshtetje.

 

Al Gore
Al Gore eshte nje politikan i shteteve te bashkuara shume aktiv ne luften ne favor te politikave ambientaliste e te perkrahjes se zhvillimit. Libri i tij "Toka ne ekuiliber" ka perfituar kritika pozitive edhe nga ambientet konservatore. Ka realizuar, gjithmone ne temen ambientale, edhe nje dokumentar mbi efektet negative qe ngrohja globale i shkakton planetit tone.

 

Alumini
Alumini eshte nje metal i perkulshem, i lehte dhe rezistent: per keto karakteristika te tij perdoret per ndertimin e miliona produkteve te ndryshme, nga komponentet per automjete tek kontenitoret per ushqimet (kanace, Tetrapak). Prodhuar nga boksiti (shkembinj funderresore), burimi kryesor per prodhimin e aluminit, mund te riperpunohe e te riperdorohet.

 

Amazona
Amazona, ose pylli Amazones, eshte nje pyll ekuatorial. Eshte pylli me i pasur ne bote me biodiversitet shtazor e bimor, kompromentuar nga vepra shpyllezimi te pakontrolluara e te diktuara unikisht nga interesa ekonomike te lidhura me shfrytezimin e drurit e te terreneve qe e kane cuar ne humbje te nje te peste se siperfaqes se saj, me efekte negative mbi klimen dhe ekuilibrin natyror te ketij sistemi.

 

Amianti (Asbest)
Amianti eshte nje bashkesi mineralesh i grupit te silikateve.Deri ne vitet '80 ka nje aplikim te gjere te tij (trenat, automjetet, anijet, cisternat, materialet per ndertim, taraca, etj.), kurse ne ditet e sotme ndalohet perdorimi i tij (per shembull ne Itali). Pluhrat qe leshon ky mineral, provokojne deme shendetesore deri dhe vdekjeprurese: eshte e mjaftueshme marrja e nje fibre te vetme (e imet rreth 1.300 here me shume se nje fije floku) me ane te frymemarrjes qe te krijoje patollogji tumorale.

 

Arkitektura bioklimatike
Me arkitekture bioklimatike nenkuptohet nje filozofi ndertimtare qe bazon modelin e saj mbi efektshmerine e shkembimeve midis banesave dhe ambientit natyror qe i rrethon, nen nje veshtrim te kufizimeve te perdorimit te impianteve mekanike tradicional, dmth te kursimit energjitik. Meqenese impiantet e ajrosjes e te ngrohjes jane pergjegjesit kryesor te emetimit te ndotjeve, arkitektura bioklimatike mund te luaj nje rol te rendesishem (nese zhvillohet e perkrahet ne menyre te pershtatshme) ne luften kunder ndotjes.

 

Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, na dergo nje mail, me termin e ri dhe pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojme per te gjithe.

.

bottom of page