top of page

FJALOR EKOLOGJIK  /  M

A B C D E F G I K L M N O P R S T U V W

Masanobu Fukuoka
Masanoubu Fukuoka eshte ideusi i agrikultures natyrale.
Metoda e tij parashikon riprodhimin, ne menyre sa me korrekte te kushteve natyrale, e aplikuar ne prodhimin agrikultor, pa perdorimin e asnje strumenti mekanik e as te pesticideve.
Kjo metode ka prodhuar te ardhura per hektar shume te ngjashme me ato te perfituara me teknikat qe shfrytezojne kimine e me nje kohe pune te reduktuar deri ne 80 % ne krahasim me metodat e tjera.

 

M.A.E.E.
Mbeturina aparaturash elektrike e elektronike (MAEE), jane te gjitha ato mbeturina me nje ose me shume komponent elekronik ne brendesi te tyre, sic jane paisjet elektro-shtepiake (lavatrice, frigorifere, kondicioner, mikrovale etj) dhe kompiuter te prishur ose te vjeteruar.
Te kthyer ne objekte te domosdoshem, kane arritur nje shperndarje te gjere, por shtimi vazhdueshem i MAEE fatkeqesisht do te thote nje braktisje ne ambient, ne diskarika o inceneritor me pasoja te ndotjes se terrenit, te ajrit e te ujit me ndikim ne shendetin njerezor. Keto produkte treten korrektesisht dhe drejtohen ne ricikim/rekuperim te materialeve nga te cilat jane ndertuar, si baker, hekur, çelik, alumin, qelq, argjend, duke evituar keshtu nje shpenzim te panevojshem te burimeve qe mund te riperdorohen per ndertimin e aparaturave te reja.

 

Mbeturinat kaba
Mbeturinat kaba jane te gjitha ato mbeturina te cilat per permasat ose per rreziqet e tyre, nuk mund te grumbullohen brenda kazaneve te plehrave.
Jane mbeturina kaba, psh, dysheket, divanet, mobiljet, strukturat e krevateve, frigoriferet, televizoret, damixhanet e lastrat e xhamit, etj.

 

Mbeturina jo te rrezikshme
Mbeturina jo te rrezikshme jane te gjitha ato mbeturina qe per karakteristikat e tyre organike o kimike, kur u nenshtrohen ciklit te tretjes (asgjesimit te tyre), psh mbeturinat shtepiake, nuk kompromentojne ambientin.

 

Mbeturina te rrezikshme
Mbeturinat e rrezikshme jane mbeturina qe permbajne, ose jane te perbera, nga material toksik, helmues ose te demshem per jeten shtazore e bimore. Mund te permendim ketu, si mbeturina te rrezikshme, baterite e harxhuara, ilaçet mjekesore, neonin, bojrat dhe tretesit etj.

 

Mbeturina te lageshta
Termi mbeturina te lageshta i referohet fraksionit organik te mbeturinave solide urbane.
Fale natyres se saj organike, mund te perdoret ne prodhimin e kompost. Me thjeshte, mbeturinat organike jane skarte te zarzavateve, frutave, mbetjeve ushqimore, llumi kafeje, buke  e vjeter, etj.

 

Mbeturina speciale
Mbeturinat speciale jane te gjitha ato mbeturina me prejardhje nga aktivitet prodhuese, cilado qofshin karakteristikat e rrezikshmerise se tyre.

 

Mbeturina te thata
Mbeturina te thata eshte ajo pjese nga mbeturinat shtepiake qe nuk mund te riciklohet. Mund te permendim disa shembuj si objekte te vogla njeperdorimi (çakmaket, brisqet e rrojesundefined), kompakt disk e kaseta muzike, pelenat e foshnjave, tapat ne pergjithesi, ene guzhine (luge, pirunj, gota, pjata) plastike, etj.

 

M.S.U.
MSU do te thote Mbeturina Solide Urbane e ne substance jane ato mbeturina te prodhuara nga perdorues shtepiak e nga aktivitete tregtare.

 

MEG SRL
Meg eshte nje shoqeri (ndermarrje) qe merret me drejtimin e realizimin e impianteve te trajtimit te mbeturinave dhe te komunikimit e te edukimit ambiental.

 

Merkuri
Merkuri (simboli kimik HG80) eshte nje metal i rende ne ngjyre argjendi, shume toksik.
Perdoret gjeresisht ne fushen kimike e elektronike. Perdoret, per shembull, ne prodhimin e ngjyruesve e te insekticideve, ose ne proçesin e "zbardhimit" te arit e argjendit, me pasoja negative per ambientin.

 

Metani
Metani (formula kimike CH4) eshte nje hidrokarbur i thjeshte i gjendur ne natyre ne forme gazi, pa ere, pa ngjyre e pa shije, dhe eshte komponenti thelbesor i gazit natyror.
Eshte nje karburant i mire, por ne te njejten kohe shkaktar i 20% te efektit sere, pasi nje pjese e clirimeve te tij jane te prodhuara nga burime natyrore (per shembull kenetat e asgjesimi i kafsheve) dhe pjesa tjeter nga aktivitetet njerezore e nga dekompozimi i mbeturinave ne pikat e grumbullimit.
Perfaqeson nje alternative te vlefshme te lendeve djegese tradicionale per automjetet (benzina e gazolio) pasi clirimi i tij ka nje ndikim te vogel ne ambient.

 

Meteorologjia
Meteorologjia eshte shkenca qe studion fenomenet qe karakterizojne motin atmosferike. Bazohet ne analizat e fenomeneve atmosferike (rete, ererat, frontet) e te ndryshimeve qe lidhen me to si presioni e lageshtira atmosferike.

 

Ministria e Mjedisit
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave eshte organi me i larte qeveritar qe ka kompetenca ne temen ambientale.

 

Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, na dergo nje mail me termin e ri e pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojme per te gjithe.

bottom of page