TEKNOLOGJIA E PERDORUR
Per te njohur teknologjine e perdorur duhet te njohim si funksionojne impiantet e seleksionimit: nga momenti qe mberrijne mbeturinat ne keto impiante deri ne momentin e fundit qe drejtohen per ne impiantet e riciklimit apo te prodhimit.
Impiantet moderne te trajtimi te mbeturinave, o te seleksionimit, o ne shembullin me modern e efikas sistemet e integruara te trajtimit e asgjesimit te mbeturinave, perfaqesojne unazen ideale te bashkimit mes qytetareve (qe kryejne diferencimin e mbeturinave) dhe prodhuesit final te materialit te ricikluar.
Ne thelb, impiantet e seleskionimit, jane vende qe "pastrojne" mbeturinat nga grumbullimi i diferencuar dhe i nisin drejt impianteve prodhuese pa materiale te huaja. Jane fondamentale ne proçesin e riciklimit, pasi nje nga problemet madhore ne grumbullimin e diferencuar eshte lidhur me pranine e materialeve te huaja ne tipologjite e ndryshme te mbeturinave (per shembull qeramika tek qelqi, ose nailoni tek letra).
Ekzistojne impiante qe pranojne vetem tipe te caktuara mbeturinash (per shembull, plastika), ose me teper tipologji mbeturinash.
Funksionimi i tyre eshte relativisht i thjeshte, e mund te ndahet ne faza:
- Ardhja e peshimi i mjeteve me mbeturinat e grumbulluara nepermjet grumbullimit "dere me dere" ose nga kazanet.
- Mbeturinat shkarkohen siç jane ne toke, e me pas shtyhen ne lart ne nje shirit transportues.
-Shiriti transportues shoqeron mbeturinat brenda nje shoshe, nje filter rrotullues qe ka per detyre eleminimin e mbeturinave te huaja te madhesive te vogla (per shembull, pila, kanaçe te vogla, objekte te vogla plastike, shiringa, etj).
- Pasi dalin nga shosha mbeturinat ngarkohen ne nje shirit te dyte qe i drejton mbeturinat brenda kabinave, ku operatoret seleksionojne (ne impiantet me moderne me ndihmen e lexuesve optike) tipologjite e ndryshme te mbeturinave, qe do te nisen drejt kontenitorit relativ (per shembull, plastika markuar PE, o PVC, o PP, etj). Pasi mbushen kontenitoret, tipologjite e mbeturinave do te ngarkohen nga ekskavatore dhe do te futen ne brendesi te presave ngjeshese e do te amballazhohen, gati per tu çuar drejt prodhuesve te materialit te riciklueshem.
- Mbeturinat e ngelura, lihen te qarkullojne ne shirit e transportohen deri ne fund te tij: ketu, mbeturinat metalike "terhiqen" nga nje magnet e leshohen brenda nje kontenitori, per tu amballazhuar e derguar me vone ne hekurishte, ndersa pjesa qe ngel niset drejt nje prese ngjeshese, amballazhohet e dergohet ne furrat e djegies ose ne pikat e grumbullimit.
Eshte evidente qe sa me e larte te jete cilesia e grumbullimit te diferencuar (dmth sa me e vogel te jete prezenca e materialeve te huaja), aq me i ulet do te jete skartimi per tu derguar ne pikat e grumbullimit ose ne furrat e djegies.
Impiantet e riciklimit te materialeve te ricikluara jane unaza e fundit e nje drejtimi korrekt te mbeturinave, pra, te grumbullimit te diferencuar.
Pranojne ne hyrje tipologji te ndryshme te mbeturinave (nga vajrat tek plastika, nga qelqi te letra), e transformojne po ato mbeturina, qe perndryshe do te perfundonin te djegura ose ne pikat e grumbullimit, ne produkte te reja me fitime te medha (ndryshe nga nje pike grumbullimi apo furre djegese) kur behet fjale per ndotjen (sepse ka me pak çlirime) por mbi te gjitha per sa i perket kursimit energjitik e i burimeve primare (per shembull, pemet, perdorur per prodhimin e letres).