FJALOR I EKOLOGJISE P
Panelet fotovoltaik
Panelet fotovoltaike, o modul fotovoltaik, jane nje tip paneli
diellor me kapacitet gjenerimin e energjise elektrike kur i ekspozohet
drites se Diellit. Ndryshon nga paneli diellor, qe perdor energjine
diellore fillimisht per te prodhuar uje te ngrohte o ngrohje.
Aktualisht,
teknologjia lejon konvertimin ne energji elektrike vetem te 10-12% te
energjise diellore terhequr nga paneli fotovoltaike, kurse panelet
diellore arrijne te perdorin energjine diellore me rendimente mbi 80%.
Nje
aspekt tjeter i paneleve fotovoltaike eshte çmimi akoma teper i
shtrenjte, per shkak te nje shperndarje te pamjaftueshme te sistemit
fotovoltaik dhe mungesa e nje politke nxitese te perdorimit te
energjive te rinovueshme e te pastra.
Panelet diellore
Paneli diellor eshte nje mekanizem qe lejon transformimin e
rrezatimeve diellore ne energji termike (ngrohja shtepiake e uji i
ngrohte) e/o elektrike.
Sistemi normalisht eshte ndertuar nga nje
panel qe merr energjine diellore, nga nje shkembyes e nga nje serbator
i perdorur per te magazinuar energjine e akumuluar.
Perdorimi i paneleve diellore ka si rrjedhoje te pare pozitive kursimin e energjise.
Jane
te shumta dobishmerite e tij, mes te cilave asnje çlirim te CO2, asnje
çlirim te pm10, zvogelim i shkaterrimeve ambientale si pasoje e
transportit te hidrokarbureve (naftes).
PE (polietileni o politileni)
PE u zbulua ne 1935, permes polimerizimit te etilenit. Nepermjet
procesit te polimerizimit mund te perfitohet: LDPE (PE me dendesi te
ulet) per prodhimin e filmave, shtepiakeve, lodrave, tubacioneve; LLDPE
(PE linear me dendesi te ulet) per prodhimin e filmave; HDPE (PE me
dendesi te larte) per prodhimin e kutive e arkave industriale, flakone,
kontenitor per lengjet, serbatore per karburante, tubacione per
transportin e gazit e te ujit me presion.
PET (polietilentereftalat)
PET fitohet nga kondensimi i acidit tereftalik me
glikoletilenin. Perdoret per prodhimin e kontenitoreve per lengje
(shishe per pije, flakona per detersive e shampo), mbajtes per
pelikula fotografike, tapete, qese multishtresa per ushqime te
paragatuara, shirita per audio e videokaseta.
Perkolat
Perkolati eshte nje leng i prodhuar nga pikat e grumbullimit.
Formohet
me nje infiltrim te ujit ne masat e mbeturinave bashke me dekompozimin
e po ketyre mbeturinave. Zoteron nje tenor te larte ndotesish organik e
inorganik, qe rrjedhin nga procese biologjike e fiziokimike qe
zhvillohen brenda nje pike grumbullimi. Perkolati permban ndotes shume
te rrezikshem, per shembull metale te renda. Karakteristika thelbesore
te tij jane ngjyra brune dhe eshte veshtullor (ngjites). Ne pergjithesi
ka nje ere te pakendshme dhe eshte mjaftueshme nje sasi e vogel per te
mbushur ambientin me eren e tij.
Sipas normativave ne fuqi, duhet te
trajtohet ne menyra sa me te sakta ne vendet e pikave te grumbullimit
ose te drejtohet ne impiantet e trajtimit te ujerave te zeza.
Permakultura
Permakultura eshte nje metode projektimi te sistemeve prodhuese (ne
agrikultur) me nje ndikim ambiental te mbeshtetur, duke imituar
ekosistemet natyrore. Bazat e permakultures jane perkujdesja e tokes,
ndarja e pasurive e kujdesi i njeriut.
Pika e grumbullimit te mbeturinave
Pika e grumbullimit te mbeturinave eshte nje vend ku depozitohen, ne
menyre te padiferencuar, mbeturinat solide urbane e te gjitha
mbeturinat qe rrjedhin nga akivitetet njerezore.
Si funksionon nje pike grumbullimi
Platforma ekologjike
Platforma ekologjike, ose ekoqendra, ose ishulli ekologjik, eshte
nje vend ne te cilin mund te dorezohen mbeturinat solide urbane e
mbeturinat speciale, si per shembull bateri te harxhuara, barna
mjekesore te skaduara, bojera e holluese, elektroshtepiake, etj, nga
qytetaret e nga ndermarrje te autorizuara. Per te ditur se ku gjendet
ishulli ekologjik me i afert, eshte e mjaftueshme te telefonosh ne
komunen ku jeni rezident dhe te merrni te gjitha informacionet e duhura
(orarin e hapjes, sasine e mbeturinave qe pranohet, etj).
Ishulli
ekologjik eshte nje unaze e rendesishme e ciklit te mbeturinave, qe
lejon te lehtesoje pikat e grumbullimit te mbeturinave e ne te njejten
kohe te nise te rekuperoj shume tipologji te mbeturinave.
Platforma rekuperimi
Nje impiant i trajtimit te mbeturinave eshte zakonisht nje platforme
e pershtatshme per te nxene mbeturinat e ardhura nga grumbullimi i
diferencuar e per ti seleksionuar, mbi baze te tipologjise, per ti
nisur me pas drejt fazes se riciklimit.
Plumbi
Plumbi (simboli kimik Pb) eshte nje metal toksik i dendur dhe i petezueshem.
Perdoret
ne industri, per shembull per prodhimin e baterive te automjeteve,
eshte ekstrimisht i demshem per shendetin njerezore, nese hidhet ne
ambient, provokon deme shume te renda ne ekosistem.
Plastika
Plastika eshte nje substance organike qe fitohet fillimisht nga
perpunimi i karburantit. Prodhimi i plastikes thith rreth 4% te
prodhimit boteror te naftes.
Procesi i trajtimit te naftes per
te fituar derivate plastike quhet cracking (ndarje e zinxhirave te
gjate te molekulave te hidrokarbureve te naftes), i ndjekur nga
polimerizimi, permes se cilit ribashkohen monomeret te fituara permes
cracking dhe perfitohen polimeret me strukture e karakteristika te
ndryshme ne baze te perdorimit per te cilin jane te destinuara.
Plastika
ka karakteristika rezistence e lakueshmeri te dukshme, e per kete ka
arritur praktikisht nivele aplikimi ne cdo fushe. Biodegradimi skarso i
saj (nga 500 deri ne 1000 vjet) e ben nje armik te ambientit, nese nuk
vehet ne vije nje riciklim korrekt nepermjet grumbullimit te
diferencuar dhe trajtimit prane impianteve te seleksionimit.
Polimerizimi
Polimerizimi konsiston ne ribashkimin e monomereve te fituara nga
procesi i cracking, duke perfituar keshtu polimeret, secili me veti e
karakteristika te ndryshme sipas drejtimit per perdorim te tyre. Pasi
perfitimit te tyre, polimeret shkrihen (brenda nje forme) ose
perjashtohen (shtyhen brenda nje kallepi te percaktuar), duke krijuar
keshtu produktin final.
PP (polipropileni)
PP perfitohet nga polimerizimi i propilenit. Perdoret per prodhimin
e komponenteve per automjete, tubacione, mobilime, shtepiake, film per
amballazhime, tuba termohidraulik per impiante ngrohje.
PM10
PM10 eshte partikolati, dmth grimcat ndotese pezull ne ajer, i
formuar nga grimca me te vogla se 10 µm, dhe eshte nje pluhur inhalator
(qe thithet) ne gjendje te penetroje ne kanalin superior frymemarres
(hunde e laringe).
Shume normativa i referohen PM10 (mes te
tjerash direktivat europiane 1999/30/EC e 96/62/EC); por, ky parameter
po tregohet undefinedi pergjithshemundefined, pasi jane PM2,5 e PM1 qe
kane efektet negative me te medhaja mbi shendetin tone.
Protokolli Kyoto
Protokolli i Kyoto-se eshte nje traktat internacional qe i perkon
ambientit, nenshkruar ne Japoni ne 11 dhjetor 1997 nga 84 shtete dhe
ratifikuar nga 146 shtete.
Hyri ne fuqi ne 16 shkurt 2005.
Traktati tregon detyrimin per shtetet e industrializuara te sipermarrin
nje politike zhvillimi qe parashikon reduktimin e clirimit te agjenteve
ndotes ne atmosfere ne nje perqindje jo me te vogel se 5,2% ne krahasim
me clirimin e ndotesve te regjistruar ne 1990 (viti baze), periudha
2008-2012.
PVC (polivinilklorur)
PVC perfitohet nga polimerizimi i klorurit vinil. Industrialisht i
prodhuar qe nga 1930, PVC, fale shumeanshmerise se tij, rezistences
gjate konsumimit, agjenteve kimike e atmosferike dhe zjarrit, perdoret
ne aplikacione nga me te ndryshmet ne sektorin e ndertimit dhe te
materialeve te ndertimit (tuba, profilet per dritaret), amballazhimin
ushqimor e farmaceutik (kuti per ushqimet, blister, etj), kavo,
transporte, sport e kohe te lire, mobilimet, veshjet, shtepiake e
produkte mjekesore (qese per plazma gjaku, tenda oksigjeni, etj).
Sheno nje term te ri
Nuk
po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, dergo nje
mail me termin e ri e me pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do
ta publikojme per te gjithe.
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V Z W