Riciklimi, çfare eshte e perse sherben
Riciklimi eshte proçesi i riperpunimit te mbeturinave. Kohet e
fundit ky proces ka nje zhvillim te gjere ne shume fusha industriale:
te hekurit, drurit, plastikes, te qelqit (per te permendur ketu me te
rendesishmet).
Per te bere sa me te thjeshte kete proces dhe
riperfitimin e materialeve te riciklueshme eshte vene ne funksion
grumbullimi i diferencuar i mbeturinave ne kontenitoret perkates:
leter, qelq, plastike apo mbetjet e njoma (qe jane mbetjet ushqimore).
Riciklimi
i mbeturinave ndihmon planetin tone. Grumbullimi i mbeturinave sjell
nje mjedis me te paster per ne e femijet tane, kurse riciklimi i tyre
mbron burimet e pasurite natyrore qe te mos shteren kurre.
RIPERDORIMI,
REDUKTIMI, RICIKLIMI...jane 3 fjalet me te rendesishme qe ndihmojne
natyren dhe mjedisin ku jetojme. ndryshe te quajtura 3R (nga angl.
Redece, Recycle, Reuse. nga ital. Ridurre, Ricilare, Riutilizzare).
Riciklimi behet i mundur fale ndihmes tone. Jemi ne ata qe duhet te diferencojme fillimisht mbeturinat qe prodhojme. Per te bere nje grumbullim te diferencuar sa me efektiv, eshte e rendesishme te njohim cilat jane materialet e riciklueshme dhe si duhet ti ndajme ato.
Lidhu me argumentin DIFERENCIMI I MBETURINAVE