Mjedis.TV Njohuri, Respekto, Riciklim

Edukim ambiental. Respekt per natyren. Riciklimi nje interes per te gjithe.

Mjedis.TV>Publicitet


KLIK EKSPO GROUP


Klik Ekspo Group ju prezanton eventin e vetem nderkombetar ne te cilin nuk do
t’ju duhet te zgjidhni mes te qenit protagoniste apo vezhgues por t’i beni te dyja: te jeni
nje hap perpara konkurenteve tuaj, dhe te vezhgoni te rejat e fundit qe propozojne
gjenite e teknologjive!

Nen kete fryme mberrin edicioni i 16‐te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar te
Tiranes, plazmuar nën ndjesinë e një Shqipërie tashmë ne NATO, te shpejtë në
rindërtim, e kujdesshme në prioritetet e paravendosura dhe ne përzgjedhjen e
partnerëve nderkombetare.

Edicioni i 16‐te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar, i datave 25‐30 Nentor 2009
ne Pallatin e Kongreseve, eshte duke u ndertuar ne menyre te tille per te tejkaluar
vetveten dhe bumin qe shenoi ne industrine e panaireve ne Shqiperi nje vit me pare: ne
manifestimin qe peruroi dhe pervjetorin e 15‐te te Panaireve Nderkombetare ne
Shqiperi (25‐30 Nentor 2008), moren pjese mbi 800 ekspozues, (80% e të cilëve të huaj
nga mbi 30 vende te botes mbare) nderkohe qe priti mbi 250.000 vizitorë, ne mes te
cileve, vizitore te specializuar edhe autoritete shtetërore.

Megjithese me nje formule te paracaktuar qe ne lindje per te qene nje pasqyrim sa
me prane realitetit dhe rrethanave socio‐ekonomike te momentit, vit pas viti Panairi
Nderkombetar i Nentorit vjen si risia tek e cila mbeshteten mbi 60% te ekspozuesve te
huaj qe na rang vjetor marrin pjese ne evenimentet nderkombetare ne Tirane, per t’iu
pershfaqur tregut shiptar si investitore te mundshem dhe per te vleresuar se ne cilat
kahe oportuniteti “Shqiperi” mund te jete e perputhshme me nevojat e tyre per te
zgjeruar gjeografine e tregjeve te synuara.

Ashtu si edhe me parë, në etapa të ndryshme të zhvillimit të Shqipërisë, një pas
një janë rrokur edhe në Panairet e Përvitshme Ndërkombëtare te Klik Ekspo Group,
temat dhe aktualitetet e përshkallëzimit të ndryshimit te vendit, edhe edicioni i 16‐të do
të shtrohet mbi shinat paralele të Salloneve Ndërkombëtare:

1. Salloni Nderkombetar i Ndertimit dhe Ndertimtarise, me fokusin në ndërtimin e
veprave të medha, gjeneza apo riperteritje te infrastrukturave te rendesishme etj.

2. Energjetika dhe Energjia Alternative, shfrytëzimi i burimeve të përhershme ujore dhe
zbulimi i burimeve alternative që natyra i ofron bollshëm, si Impiantet e Energjisë Eolike në
zona të ndryshme të vendit, asaj diellore etj.

3. Autoshow, salloni i mjeteve motorike, i cili që prej një edicioni më parë, u plotësua edhe
me gurin e fundit në piramidën e gamës së tij, duke u hapur edhe ndaj mjeteve motorike
lundruese.

4. Galeria e Shteteve më tepër se një Sallon Ndërkombëtar, është kthyer në nëntitullin e
çdo edicioni të Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar. Në strategjitë e kompanive më të
mëdha ndërkombëtare, muaji nëntor shënohet me të kuqe: në nëntor në Shqipëri, për të
matur aftësitë për të investuar në këtë vend që të përfshin me ritmin e tij për t'u zhvilluar.

5. Salloni i Bankave dhe Sherbimeve Financiare do te jete “konventa” e nje sektorit qe
me qendrueshmerine e tij sipas statistikave zyrtare ka ndikuar edhe ne ritmet e kenaqshme
te zhvillimit ekonomik te vendit.

6. Salloni Nderkombetar i Telekomunikacionit & IT, eshte perballje mes kerkeses se Klik
Ekspo Group per t’iu pershtatur trendeve ekonomike te momentit dhe ekzigjences se
operatoreve te sektorit per t’u prezantuar e promovuar.

7. Nderkaq, radaret e kompanive ndërkombëtare, receptojne të tjerë sektorë
bashkëpunimi me Shqiperinë: Industri agroushqimore e teknologji; Industri kimike e plastike;
Industri tekstile; Përpunimi i drurit dhe mobilje; Përpunimi i metaleve; Sisteme kondicionimi
dhe ajrimi; Artizanat, etj.