Mjedis.TV Njohuri, Respekto, Riciklim

Edukim ambiental. Respekt per natyren. Riciklimi nje interes per te gjithe.

A   B   C   D   E   F   G   H   I   J   K   L   M   N   O   P   Q   R   S   T   U   V   Z  W




FJALOR I EKOLOGJISE N


Nanogrimcat

Nanogrimcat jane grimca me diameter nga 12 deri ne 1200 nm (nm = nanometer, qe korrispondon me nje te milionte te milimetrit). Zakonisht, nanogrimcat jane te asociuara me partikolatin ultrafin, te prodhuar nga clirimi i ndotesve nga aktivitetet industriale e te transportit.

Ndotja

Ne pergjithesi, me ndotje kuptohet alterimi ambiental i shkaktuar nga aktivitetet njerezore, kur keto demtojne ekosistemin.
Ne teori, te gjitha aktivitetet e njeriut  perbejne ndotje te ambientit natyror, pasi duke vepruar mbi te i ndryshojne konformacionin origjinal.  Mund ta quajme ndotjen atmosferike si prezence ne atmosfere te substancave qe shkaktojne nje efekt negativ mbi njeriun, kafshet e bimet: keto substanca nuk jane prezente ne perberjen e ajrit, ose jane ne nivel natyral perqendrimi shume te ulet.  Substancat toksike kryesore qe mund te gjenden ne atmosfere jane: amianti (eterniti), benzeni, plumbi, cloruro di vinile, klorofluorokarburi (CFC).
Nje nga ndotesit me te medhenj, prezent ne ajer, eshte partikolati atmosferik, qe ndahet sipas diametrit mesatar ne micron, prodhuar nga çlirimet industriale e te automjeteve te ushqyer me benzine e gasolio. Eshte vertetuar gjeresisht qe agjentet ndotes kane nje rol primar ne zhvillimin e semundjeve si tumori, allergji e azma.

Ndotja akustike

Ndotja akustike eshte shkaktuar nga aktivitetet njerezore dhe nga nje ekspozim i ambientit ne tinguj me intensitet te larte.  Ndotja akustike provokon me kalimin e kohes probleme psikologjike tek njerezit, sidomos tek ata qe ekspozohen perdite zhurmave te larta.
Shkaqe te ndotjes akustike jane edhe impiantet industriale, aeroportet e autostradat, trafiku intensiv, kantieret e medhenj, rruget hekurudhore me dendesi te larte.

Ndotja nga ndricimi

Ndotja nga ndricimi eshte modifikimi artificial i niveleve te drites te ndodhur natyralisht ne ambientin e nates.
Demet ambientale kryesore jane veshtiresia ose humbja e orientimit tek kafshet e tek cikli i tyre migrues dhe alterimi i periudhes se fotosintezes tek disa bime. Ndersa demi ekonomik shkaktohet nga harxhimi i energjise elektrike se perdorur per te ndriçuar zonat qe nuk kane nevoje per ndriçim, ne menyre te veçante kupa e qiellit. Ka perse nje nga temat kryesore ne luften kunder ndotjes se ndricuar eshte ajo e kursimit energjitik.

Nxjerrja e biogazit

Mbledhja apo nxjerrja e biogazit eshte metoda me te cilen  nxirret biogazi nga nje pike grumbullimi.  Behet nepermjet ajrosjes  fale disa puseve vertikale te futur brenda nje diskarike dhe te lidhur me nje rrjet tubash.

Sheno nje term te ri
Nuk po gjen nje term qe sipas teje duhet te ndodhet ne kete faqe, na dergo nje mail me termin e ri e me pershkrimin e tij, nese do te jete i sakte do ta publikojme per te gjithe.


A   B   C   D   E   F   G   H   I   J   K   L   M   N   O   P   Q   R   S   T   U   V   Z  W