Mjedis.TV Njohuri, Respekto, Riciklim

Edukim ambiental. Respekt per natyren. Riciklimi nje interes per te gjithe.


DIFERENCIMI I MBETURINAVE




Diferencimi i mbeturinave eshte shume efikas. Ndihmon ne mbrojtjen e ambientit dhe ne kursimin e burimeve natyrore. Me poshte sjellim disa shembuj qe tregojne rendesine e diferencimit.


Kursimet me grumbullimin e diferencuar


  1. Diferenco plastiken
    Me rekuperimin e 1.000 tonelata plastike (me sakte sasia e plastikes se prodhuar nga nje qytet i vogel) perfitohet kursimi i 3.500 tonelatave nafte, dmth ekuivalente e energjise se perdorur nga 20.000 frigorifer ne nje vit.

  2. Diferenco letren
    Per te prodhuar nje tonelat leter te pare (virgjer) nevojiten 15 peme, 440.000 litra uje e 7.600 kwh energji elektrike.
    Ndersa  per prodhimin e nje tonelate leter te ricikluar mjaftojne 1.800 litra uje dhe 2.700 kwh energji elektrike.

  3. Diferenco qelqin
    Ne prodhimtarine e qelqit "te ri", per çdo 10% mbeturina qelqi te futura ne furra perfitohet nje kursim prej 2,55% energji, ekuivalent e me teper se 130 litra nafte te kursyer per çdo tonelat qelq te ricikluar i perdorur me pare.
    Mendohet se industria e qelqit, fale grumbullimit te diferencuar, regjistron çdo vit nje kursim energjitik baraz me 400.000 tonelate nafte.

  4. Diferenco mbeturinat bimore
    Mbeturinat qe vijne nga kujdesi i hapesirave te gjelberuara e kopshtet (gjethet, bari, mbetje te luleve, rrenje, krasitjet) perbejne nje pjese te konsiderueshme te  mbeturinave te prodhuara dhe jane thelbesore per procesin industrial.
    Jane te mjaftueshme 10 tonelata  nga keto mbeturina per te fertilizuar nje hektar toke.

  5. Diferenco aluminin
    Per te prodhuar 1 kg alumin, nevojiten rreth 15 kwh energji elektrike dhe nje impiant per nxjerrjen e boksitit.
    Per te prodhuar 1 kg di alumin nga materialet e ricikluar, nevojiten vetem 0,8 kwh energji, e mbi te gjitha, asnje impiant per nxjerrjen e veçimin e boksitit.

  6. Diferenco frigoriferin tend te vjeter
    Frigoriferet e ngriresit jane te ndertuar ne pergjithesi me hekur e plastik por permbajne edhe substanza te quajtura klorofluorokarbure, te pergjejgjshme per demet qe shkaktohen ne vrimen e ozonit.
    Mendohet se çdo frigorifer mesatarisht permban 250 gram klorofluorokarbure (CFC) te ndryshme (freon, poliuretan), perveç vajit mineral teper te demshem qe gjendet ne impiantin ngrires.

  7. Diferenco vajin mineral
    Vaji mineral i perdorur (vajrat lubrifikues ne artizanat, ne automjete, ne industri etj.) eshte gati totalisht i rekuperueshem.
    Nga 100 kg vaji te perdorur perfitohen 68 kg vaj te ri te paster.

  8. Diferenco pneumatiket (gomat)
    Goma eshte nje lende djegese, e kur  ne pikat e grumbullimit bien zjarre te pakontrolluara, çlirohen tymra shume ndotes, mbi te gjitha per shkak te gomave.
    Rekuperimi i gomave te perdorura behet nepermejt  bluarjes per shembull.
    Ne temperaturen 100°C nen zero, qe arrihet permes perdorimit te azotit te lengshem, bluarja mekanike behet me e thjeshte dhe ndarja mekanike e komponenteve te ndryshem siguron nje riciklim pak a shume total te materialeve, qe perdoren si nenshtresa kunder zhurmes per rruget e autostradat, pistat e garave e fushat sportive etj.